Ndërlidhjet

Aktakuzë ndaj 9 personave për terrorizëm


Ilustrim
Ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 9 personave për vepra terroriste.

Sipas aktakuzës, të pandehurit me qëllim që të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore politike,kushtetuese, ekonomike dhe sociale të shteteve të Ballkanit, “me dashje i janë përgjigjur thirrjes së pjesëtarit të organizatës terroriste IS-is të pandehurit Lavdrim Muhaxheri, që ta kryejnë një vepër terroriste”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ky grup ndaj të cilit janë ngritur aktakuzat kishte planifikuar pos tjerash të kryejnë sulmin terrorist kundër lojtarëve dhe tifozëve nga Izraeli të cilët duhej të vinin në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës, për të zhvilluar ndeshjen futbollistike mes ekipeve të Shqipërisë dhe Izraelit më 12 nëntor 2016.

Prokuroria, në komunikatë thekson se të pandehurit në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale "kryerja e veprës terroriste".

"Disa nga të pandehurit gjatë muajit tetor 2016, sipas kërkesës së të pandehurit Lavdrim Muhaxheri me të cilin kanë pasur kontakte të vazhdueshme përmes internetit, kanë përgatitur sulme terroriste në Kosovë, në atë mënyrë që, sipas marrëveshjes me të njëjtin, kanë planifikuar ta bëjnë sulmin terrorist - atentat në ndërkombëtarët ose zyrtarët të institucioneve të sigurisë, ashtu që i pandehuri L.G., ka filluar të interesohet për blerjen e armëve automatike, për të cilat brenda disa ditëve në vijim i pandehuri, Lavdrim Muhaxheri, përmes njerëzve të tij, ende të paidentifikuar, do t’ia dërgonte të pandehurit A.A., prej shumën 1500 euro", thuhet në komunikatën e Prokurorisë .

Me këto veprime dhe të tjera secili, veç e veç, kanë kryer veprën penale importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 372 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në komunikatë, sipas Prokurorisë në mesin e të pandehurve ka persona që ka marrë pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist, Al Nusra.

Lavrim Muhaxheri, qytetar nga Kaçaniku, më 8 qershor u raportua se është vrarë në luftimet e fundit në Siri.

XS
SM
MD
LG