Ndërlidhjet

Forcat irakiane zbrapsin militantët e Shtetit Islamik në Mosul


Pamje gjatë sulmit në Mosul
Pamje gjatë sulmit në Mosul

Forcat irakiane kanë zbrapsur forcat e militantëve të Shtetit Islamik, gjatë mëngjesit të sotëm, gjatë një kundër-sulmi të madh, në një distrikt të qytetit të vjetër të Mosulit, ka thënë një komandant i policisë.

Dhjetëra luftëtarë të Shtetit Islamik janë vrarë, shumë prej tyre të veshur me jelek bombë, ka deklaruar komandati për Reuters.

"Terroristët erdhën nga qyteti i vjetër dhe sulmuan forcat tona duke përdorur snajpera. Ata më pas përkohësisht morën kontrollin në disa ndërtesa, por ne i detyruam të tërhiqen pasi sulmuam pozicionet e tyre", ka thënë një oficer i policisë federale.

Përmes një deklarate online, Shteti Islamik ka bërë të ditur se ka vrarë 40 persona nga forcat policore federale irakiane, të vendosura në Mosul dhe ka shkatërruar tetë automjete ushtarake.

XS
SM
MD
LG