Ndërlidhjet

Kongresmenët amerikanë sulmohen me armë zjarri


Pamje nga Virgjia, afër vendit ku ka ndodhur sulmi
Pamje nga Virgjia, afër vendit ku ka ndodhur sulmi

Një person i armatosur ka shtënë drejt politikanëve republikanë në Virgjinia të Shteteve të Bashkuara, derisa ata ishin duke luajur bejsboll. Njëri nga kongresmenët amerikanë është lënduar së bashku me disa persona të tjerë.

Kongresistët amerikanë sulmohen me armë zjarri
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:19 0:00

Përfaqësuesi amerikan, Mo Brooks i ka thënë CCN-it se personi i armatosur ka shtënë disa herë drejt politikanëve, në fushën e lojës.

Reuters ka cituar policinë dhe dëshmitarët të kenë thënë se Steve Scalise, kongresmen i lartë nga Luiziana ka qenë një nga personat e lënduar.

Brooks ka deklaruar se duket të ketë qenë vetëm një sulmues. Ai ka thënë se forcat e sigurisë kanë shtënë në drejtim të sulumesit, pas i njejti kishte përdorur armën për afro 20 të shtëna drejt kongresmenëve.

Presidenti Donald Trump ka thënë se ai dhe nënkryetari Mike Pence, “janë të shqetësuar nga të shtënat në Virgjinia dhe janë duke monitoruar zhvillimet nga afër”.

“Jemi shumë të mërzitur për këtë tragjedi”."Jemi duke u lutur për anëtarët e Kongresit, shtabet e tyre, dhe të gjithë të tjerët që janë tëprekur nga sulmi", ka deklaruar Trump.

Sipas Brooks në vendin ku ka ndodhur sulmi kanë qenë rreth 25 politikanë republikanë.

XS
SM
MD
LG