Ndërlidhjet

Kryeministri pakistanez dënon "shpifjet" ndaj familjes së tij


Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif

Kryeministri pakistanez Nawaz Sharif ka dënuar atë që ai e quajti "shpifje" ndaj familjes së tij nga kundërshtarët e tij lidhur me një hetim mbi pasurinë e tij dhe këmbënguli se nuk ka pasur akuza për korrupsion kundër tij.

Sharif i ka dhënë këto deklarata në Islamabad pasi u paraqit para një paneli që hetoi akuzat kundër tij për pastrim të parave.

"Ajo që po ndodh këtu nuk ka të bëjë me akuzat e korrupsionit kundër meje, ka të bëjë me shpifjen ndaj bizneseve dhe llogarive të familjes sime", u ka thënë Sharif gazetarëve, duke këmbëngulur se akuzat kanë të bëjnë me biznesin personal dhe privat të familjes së tij dhe jo për korrupsionin qeveritar ose mashtrimin.

"Duhet të theksohet se këto akuza nuk kanë të bëjnë fare me pozitën time si kryeministër dhe nuk janë akuza për korrupsion," tha ai.

Kjo është hera e parë në historinë e kohëve të fundit të Pakistanit që një kryeministër në pozitë paraqitet para një paneli hetues.

Sharif, 67 vjeç, është në hetim që nga viti 2016 nga gjykata.

Gjykata vendosi në prill se nuk kishte prova të mjaftueshme për të hequr Sharif nga detyra, por urdhëroi hetimin e mëtejshëm të akuzave.

Hetimi, është i lidhur me rastin ”Letrat e Panamasë” dhe përqendrohet në miliona dollarë që familja e Sharifit mban në kompani jashtë vendit (offshore).

XS
SM
MD
LG