Ndërlidhjet

Kabul: Vriten tre persona gjatë një sulmi vetëvrasës në xhami


Ilustrim
Ilustrim

Një sulmues vetëvrasës ka vrarë të paktën tre persona dhe ka plagosur pesë të tjerë gjatë sulmit në një xhami në kryeqytetin afgan, Kabul, kanë njoftuar zyrtarët e sigurisë.

Sulmuesi ishtë përpjekur të hynte në xhami por u bllokua nga policia, duke nisur një betejën me armë, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Najib Danish.

Sulmuesi më pas është futur në një kuzhinë para se të shpërthente bombën.

Deri më tash askush nuk e ka pranuar kryerjen e sulmit.

Sulmi erdhi pasi xhamitë rreth qytetit ishin të mbushura me njerëz, të cilët ishin mbledhur për një festë fetare në kuadër të muajit të Ramazanit.

Xhamia e Al Zahra është e frekuentuar nga pakica shiite e Kabulit, të cilët kanë qenë të shënjestruar edhe më parë nga sulmet vetëvrasëse.

XS
SM
MD
LG