Ndërlidhjet

Britania nuk negocion për Brexit pa diskutuar bashkëpunimin me BE-në


Kryeministrja britanike, Theresa May
Kryeministrja britanike, Theresa May

Britania e Madhe ka thënë të premten se asnjë marrëveshje nuk mund të nisë për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian nëse nuk merret parasysh bashkëpunimi i ardhshëm me vendet anwtare tw BE-sw.

Kryeministrja Theresa May dëshiron që para se Britania të largohet nga BE-ja në mars të vitit 2019, të negociojë edhe marrëdhëniet e ardhshme tregtare me vendet e BE-së.

"Siç kemi parashtruar në artikull, në nenin 50, qëndrimi ynë është se procesi i largimit tonë nga BE-ja dhe bashkëpunimi në të ardhmen duhet të miratohen së bashku" ka thënë zëdhënësi i ministrisë britanike për Brexit.

"Ne besojmë se procesi i largimit tonë nuk mund të përfundojë pa negociuar marrëdhëniet tona në të ardhmen", ka shtuar zëdhënësi.

Kryeministrja May ka përsëritur se dëshiron një partneritet të veçantë dhe të thellë me BE-në, duke shtuar se një prishje eventuale e bisedimeve do të dëmtonte bashkëpunimin rreth sigurisë mes këtyre vendeve.

XS
SM
MD
LG