Ndërlidhjet

Portugali: Nga zjarret kanë humbur jetën dhjetëra vetë


Pamje nga përpjekja e një zjarrfikësi për ndaljen e flakës në një mal në Portugali
Pamje nga përpjekja e një zjarrfikësi për ndaljen e flakës në një mal në Portugali

Qeveria e Portugalisë thotë se nga zjarret në disa male në pjesën qendrore të këtij vendi jaanë vrarë së paku 43 vetë dhe lënduar dhjetëra të tjerë.

Afro 600 zjarrfikës dhe 160 makina janë vendosur mbrëmë vonë për ta ndalur stuhinë e zjarrit, e cila kishte shpërthyer në rajonin, Pedrogao Grande.

“Për fat të keq duket se kjo është tragjedia më e madhe që ne e kemi parë gjatë viteve të fundit nga zjarret në male”, tha sot kryemninistri i Portugalisë, Antonio Costa.

Autoritetet thonë se numri i të vrarëve mund të rritet.

Kryeministri Costa tha se Spanja i ka dërguar dy aeroplanë me bomba uji për t’i ndihmuar zjarrfikësit portugezë në terren.

Bashkimi Evropian tha se do të dërgoj aeroplanë të zjarrfikjes pas kërkesës së Potrugalisë.

Në Portugali po mbretëron vapë e madhe, ndërsa sot në disa rajone, është regjistruar temperatura prej më tepër se 40 gradë Celsius.

XS
SM
MD
LG