Ndërlidhjet

Afganistan: Talibanët i kanë vrarë pesë policë


Pjesëtarë të policisë afgane në një pikë luftarake në Afganistan
Pjesëtarë të policisë afgane në një pikë luftarake në Afganistan

Militantët talibanë sot kanë depërtuar me forcë në një stacion të policisë në pjesën lindore të Afganistanit, duke i vrarë pesë policë dhe plagosur tetë të tjerë, kanë thënë zyrtarët.

Zyrtarët thanë se njëri prej sulmuesve e kishte aktivizuar eksplozivin në trupin e tij brenda kompleksit të policisë në Gardez të provincës Paktia, dy të tjerë janë vrarë nga policia, ndërsa njëri është në ikje.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabibullah Mujahid, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, nëpërmjet një kumtese dërguar mediave.

XS
SM
MD
LG