Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave nga djegia e ndërtesës në Londër


Ilustrim

Policia britanike tha se numri i të vdekurve apo zhdukurve nga djegia e një ndërtese në Londër, javën e kaluar, ka arritur në 79.

Komandanti i policisë, Stuart Cundy, tha se numri i viktimave mund të rritet prapë dhe se operacioni i shpëtimit në ndërtesë po vazhdon.

Kulla Grenfell, 24-katëshe, është përfshirë nga flakët më 14 qershor.

Shkaku i zjarrit, i cili është vënë nën kontroll vetëm pas se 24 orësh, mbetet i paqartë.

“Është vështirë të përshkruhet shkatërrimi që ka shkaktuar zjarri”, tha Cundy. Kryeministrja britanike, Theresa May, ka premtuar hetime të plota të rastit.

XS
SM
MD
LG