Ndërlidhjet

BE pajtohet për sanksione ndaj sulmeve kibernetike


Ilustrim
Ilustrim

Bashkimi Evropian do të mund të vendosë sanksione ekonomike ndaj të gjithë atyre që sulmojnë rrjetet kompjuterike, kanë njoftuar ministrat e Jashtëm të BE-së. Ky është hapi i fundit i vendeve anëtare të BE-së që tentojnë të frenojnë sulmet në Britani të Madhe dhe Francë.

Zgjedhjet nacionale do të mbahen në shtator, në Gjermani, andaj ndërhyrja në votime është një shqetësim për vendet e BE-së, pas akuzave të Shteteve të Bashkura ndaj Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në SHBA.

Ministrat e Jashtëm të BE-së u pajtuan për të ashtuquajturat masa kufizuese duke përfshirë ndalim të udhëtimit, dhe ngrirjen e aseteve.

“Ky vendim i përbashkët ndaj aktiviteteve kibernetike do të jetë në përputhshmëri me kohëzgjatjen, intensitetin, kompleksitetin dhe ndikimin e aktivitetit kibernetik”, kanë deklaruar këto vende.

Intelegjenca britanike u ka thënë politikanëve të mbrohen nga këto sulme, derisa qeveria franceze hoqi dorë nga planet për lejimin e qytetarëve të saj jashtë vendit, për të votuar në mënyre elektornike, në zgjedhjet legjislative të së dielës për shkak të rrezikut të sulmeve kibernetike.

XS
SM
MD
LG