Ndërlidhjet

ATP: Britaniku Andy Murray e ruajti vendin e parë


Andy Murray
Andy Murray

Tenisti britanik, Andy Murray, e ka ruajtur vendin e parë në listën ATP (Asociacioni i Tenistëve Profesionalë), para spanjollit, Rafael Nadal, dhe zviceranit, Stanislas Wawrinka.

Murray i ka 9,390, Nadal 7,285, ndërsa Wawrinka 6,175 pikë.

Në vendin e katërt të kësaj liste është Novak Gjokoviq i Serbisë, zvicerani Roger Federer është në vendin e pestë, e kështu me radhë.

Në listën ATP, që është publikuar sot, përparim ka bërë francezi, Jo-Wilfried Tsonga, i cili nga pozita e 11-të ka depërtuar në vendin e 10-të.

XS
SM
MD
LG