Ndërlidhjet

Mbyllet sheshi Champs-Elysees në Paris pas sulmit kundër policisë


Paris, 19 qeshor 2017.
Paris, 19 qeshor 2017.

Sheshi Champs-Elysees në qendër të Paristit u mbyll pasi një shofer goditi me makinën e tij një furgon të policisë, tha shërbimi i xhandarmërisë kombëtare të Francës.

Sipas policisë, shoferi është arrestuar, ndërsa në incident nuk ka të plagosur.

Agjencia AFP, në anën tjetër, tha se shoferi “është plagosur rëndë”.

Burimet policore dhe gjyqësore thanë se dyshojnë se incidenti është një veprim i qëllimshëm.

Ai vjen vetëm dy muaj pasi një polic është qëlluar dhe vrarë në sheshin Champs-Elysees. Sulmuesi në këtë rast është vrarë nga policia, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Sheshi Champs-Elysees, me famë botërore, është tërheqës si për vendasit, ashtu edhe për turistët.

XS
SM
MD
LG