Ndërlidhjet

Prokurorët gjermanë kërkojnë t’i hiqet imuniteti parlamentar lideres nacionaliste


Frauke Petry
Frauke Petry

Prokurorët gjermanë kanë kërkuar t’i hiqet imuniteti parlamentar politikanes së ekstremit të djathtë, Frauke Petry.

Bashkudhëheqësja e Alternativës për Gjermaninë, parti populiste dhe anti-islamike, është anëtare e parlamentit shtetëror në Saksoni.

Mendohet se ajo mund të përballet me akuzat për dëshmi të rreme për financimin e zgjedhjeve në vitin 2014, në rajonin e Saksonisë.

Mbështetja për partinë e saj është rritur viteve të fundit.

Sondazhet e opininit tregojnë se Alternativa për Gjermaninë mund të fitojë 8 përqind të votave në zgjedhjet parlamentare në shtator dhe të futet për herë të parë në parlamentin federal të Gjermanisë, i njohur si Bundestag.

Parlamenti shtetëror i Saksonisë do të mbajë seanca dëgjimore për të vendosur nëse do të përmbushë kërkesën për t'i hequr imunitetin zonjës Petry.

Kjo e fundit do të ftohet të flasë po ashtu në seanca.

Vendimi, megjithatë, nuk pritet para gushtit.

XS
SM
MD
LG