Ndërlidhjet

Situata vihet nën kontroll pas incidentit në Champs-Elysees


Paris, 19 qershor 2017.
Paris, 19 qershor 2017.

Sheshi Champs-Elysees në qendër të Parisit është mbyllur për ca kohë pasditen e së hënës, pasi një shofer ka përplasur makinën e tij për një automjet të policisë, thanë zyrtarë të policisë franceze.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Francës, Pierre-Henry Brandet, tha se është shumë e mundshme që shoferi, i cili ka qenë i armatosur, është vrarë.

Brandet tha se sulmuesi duket se ka vepruar qëllimisht.

Prokuroria e Parisit ka hapur hetime, të cilat do të kryhen nga seksioni i saj anti-terrorizëm dhe shërbimi për siguri të brendshme i Francës.

Shërbimi i xhandarmërisë kombëtare franceze tha se situata tani është nën kontroll.

Askush nuk u plagos në incident, thanë zyrtarët.

Incidenti ndodh vetëm dy muaj pasi një polic është qëlluar dhe vrarë në sheshin Champs-Elysees. Sulmuesi në këtë rast është vrarë nga policia, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Sheshi Champs-Elysees, me famë botërore, është tërheqës si për vendasit, ashtu edhe për turistët.

XS
SM
MD
LG