Ndërlidhjet

Bruksel: I dyshuari për "sulm terrorist" është vrarë nga policia


Policia në Stacionin Qendror në Bruksel pas ekslodimit mbrëmë vonë

Ushtarët e kanë qëlluar një të dyshuar në qendër të Brukselit në Belgjikë, pas një eksplodimi të vogël në një stacion hekurudhor mbrëmë vonë.

Ekipi i specializur i policisë për bomba e ka kryer një shpërthtim të kontrolluar të jelekut me bombë, të cilin i dyshuari e kishte në Stacionin Qendror dhe ishte kontrolluar për të parë nëse ai kishte gjëra të tjera të rrezikshme, ka raportuar rrjeti VTM.

Autoritetet e evakuuan stacionin.

Duket se askush tjetër nuk është plagosur, pos të dyshuarit, dhe dëmet nga shpërthimi ishin të kufizuara.

Zyra e prokurorit të Brukselit njoftoi se duket se është penguar një “sulm terrorist”.

I dyshuari është konfirmuar i vdekur nga policia.

Policia e Brukselit ka shkruar në rrjetin Twitter se ishte “një incident me një individ në stacion dhe se situata është nën kontroll”.

XS
SM
MD
LG