Ndërlidhjet

SHBA e ka rrëzuar një fluturake pa ekuipazh të prodhimit iranian në Siri


Aeroplani ushtarak amerikan i tipit F-15
Aeroplani ushtarak amerikan i tipit F-15

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se dje e ka rrëzuar një fluturake pa ekuipazh të prodhimit iranian, e cila lëvizte afër forcave amerikane në një kazermë në pjesën juglindore të Sirisë.

Pentagoni tha se aeroplani luftarak amerikan i tipit, F-15, duke fluturuar mbi territorin e Sirisë, ka shtënë kundër fluturakes pa ekuipazh, Shaheed 129, pasi ajo ka treguar qëllime armiqësore dhe avanconte kah forcat e koalicionit, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, tha se kjo fluturake ishte e prodhimit iranian dhe i kishte “krihët e pistë”, që do të thotë se ishte e armatosur.

Ky incident ndodhi derisa Rusia përsëri ka protestuar kundër aksioneve të përsëritura të Shteteve të Bashkuara kundër forcave aleate të regjimit të Sirisë.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres, ka tërhequr vërejtjen se incidentet mund të jenë “shumë të rrezikshme” dhe të shkaktojnë përshkallëzim të luftës.

XS
SM
MD
LG