Ndërlidhjet

Nga sulmi ajror i koaliconit në Siri është vrarë një klerik i IS-it


Sirianët janë tubuar në vendin ku më herët kishte ndodhur një sulm ajror

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), ka konfirmuar se kleriku i lartë i vetëshpallur i këtij grupi, Turki Binali, është vrarë aktualisht nga një sulm ajror në Siri.

“Forcat e koalicionit e kanë vrarë të vetëshpallurin myftiun e madh ose klerikun kryesor të IS-it, Turki Binali, gjatë një sulmi ajror më 31 maj, në Majadin në Siri”, ka njoftuar dje koalicioni.

Aktivistët dhe mbështetësit e Shtetit Islamik patën raportuar në atë kohë për vdekjen e Binalit, por deri tash nuk ka pasur konfirmim zyrtar.

Ky klerik nga Bahrejni ishte njëri prej predikuesve më të dukshëm të Shtetit Islamik dhe rregullisht paraqitej në videot propaganduese të këtij grupi ekstremist.

XS
SM
MD
LG