Ndërlidhjet

Ministri Jambon: Është evituar një sulm serioz në Bruksel


Pamje pas sulmit në stacionin qendror në Bruksel
Pamje pas sulmit në stacionin qendror në Bruksel

Ministri i brendshëm i Belghjikës, Jan Jambon, thotë se është evituar një sulm serioz, pasi një sulmues vetëvrarës i dyshuar, që kishte planifikuar eksplodimin e një bombe të madhe, ka shkaktuar vetëm një shpërthim të vogël mbrëmë vonë në stacionin hedhurudhor qendror në Bruksel.

“Ai kishte planifikuar eksplodimin e bombës së madhe, por në fund ishte një eksplodim i vogël, ndaj të cilit ushtarët reaguan menjëherë”, tha ministri i brendshëm Jambon, dhe ka shtuar se “diçka shumë më e keqe është evituar”.

I dyshuari ka vdekur pasi ishte qëlluar nga policia.

Prokurorët federalë të Belgjikës thanë se konsiderojnë se ky ishte sulm terrorist.

Raportet në media në të cilat është cituar një burim i paidentifikuar, thanë se bomba e cila kishte dështuar të eksplodojë plotësisht, ishte e mbushur me gozhda dhe ishte e ngjashme me një pajisje që është përdorë në sulmet në aeroportin e Brukselit dhe në metron e qytetit, në mars të vitit të kaluar, me ç’rast u vranë 32 vetë.

I dyshuari është identifikuar si mashkull 37 vjeçar nga lagjja Molenbeek në Bruksel, kanë raportuar mediat e Belgjikës.

Molenbeek e ka një popullatë të madhe imigrante dhe në të kanë banuar disa persona të involvuar në sulmet e Shtetit Islamik në Paris dhe Bruksel, në vitet 2015 dhe 2016.

XS
SM
MD
LG