Ndërlidhjet

Presidenti Thaçi i ndanë ambasadorit Khalilzad medaljen “Urdhri i Pavarësisë”


Presidenti Thaçi i ndanë medalje ambasadorit Khalilzad
Presidenti Thaçi i ndanë medalje ambasadorit Khalilzad

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar ambasadorin Zalmay Khalilzad me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”, për kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës.

Ambasadori Khalilzad, ka theksuar Presidenti Thaçi, njihet në Kosovë si ambasador i presidentit Bush në Kombet e Bashkuara, si mbështetës i madh i aspiratës së popullit të Kosovës për liri, barazi dhe drejtësi.

“Ambasadori Khalilzad e kishte bërë Kosovën çështje kryesore të kryesimit të radhës së Këshillit të Sigurimit nga SHBA-ja. Edhe ai, sikurse presidenti Bush, tha se ‘enough is enough’ dhe se çështja e Kosovës nuk mund të zvarritej pafundësisht në Këshillin e Sigurimit. Prandaj, mirënjohja që i ndahet sot është mirënjohje e popullit të Kosovës për angazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Ndërsa, ambasadori Khalilzad tha se ishte kthyer në Kosovë pas 10 vjetësh dhe po i sheh të gjitha arritjet që ka bërë populli dhe lidershipi i Kosovës.

“Isha në Kosovë 10 vjet më parë si pjesë e Misionit të gjetjes së fakteve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Jam i kënaqur që jam kthyer 10 vjet më vonë dhe po shoh të gjitha arritjet që ka bërë populli dhe lidershipi i Kosovës. Kosova është e pavarur dhe ka krijuar institucione të shkëlqyera”, tha ai.

XS
SM
MD
LG