Ndërlidhjet

Rusia anulon takimin me diplomatët e SHBA-së


Ilustrim

Kremlini ka analuar një takim në mes të nënsekretarit të SHBA-së, Thomas Shannon dhe zëvendësministrit të Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.

Ministria e Jashtme Ruse ka cituar Ryabkov të ketë thënë, se anulimi i takimit ka qenë përgjigje ndaj sanksioneve të reja për Rusinë nga Uashingtoni.

Sanksionet e reja të SHBA-së për Rusinë përfshijnë aktivitetin e 38 personave dhe kompanive ruse.

Ryabkov ka thënë sot se “situata nuk është e përshtatshme për mbajtjen e raundit të ri të dialogut”, i cili ishte paraparë të mbahet me 23 qershor në Shën Petersburg në Rusi.

Zëdhënsja e Departamentit të Shtetit në SHBA, Heather Nauert, ka thënë se takimi Shannon-Ryabkov, ka pasur për qëllim fokusimin në çështjet që përkeqësojnë marrëdhëniet diplomatike në mes të Moskës dhe Uashingtonit.

Marrëdhëniet ne mes të SHBA -së dhe Rusisë janë të tensionuara, derisa Shtëpia e Bardhë ka përmendur një takim të mundshëm në mes të presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, në samitin e grupit, G-20, i cili do të zhvillohet në korrik.

XS
SM
MD
LG