Ndërlidhjet

Merkel dëshiron që bisedimet për Brexit të zhvillohen në frymë të mirë


Kancelarja gjermane Angela Merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se shpreson që bisedimet me Britaninë e Madhe, për daljen nga Bashkimi Evropian, do të mbahen në një frymë të mirë por ka shtuar se fokusi do të jetë që të sigurohet e ardhmja e 27 vendeve anëtare të BE-së.

“Ne do të kemi bisedime intensive. Ne do të bëjmë çdo gjë që mundim, që t’i mbajë të bashkuar 27 vendet e BE-së”, u ka thënë Merkel gazetarëve pasi ka arritur në Bruksel, për të marrë pjesë në samitin e liderëve të BE-së.

“Ne duam të bisedimet të zhvillohen në një frymë të mirë dhe ne e dimë që në të ardhmen do të duam të bashkëpunojmë me Mbretërinë e Bashkuar, por fokusi jonë duhet të jetë për të ardhmen e 27 anëtarëve të BE-së”, ka thënë Merkel.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG