Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi me makinë-bombë janë vrarë 11 vetë


Hetuesit pakistanezë gjatë punës në vendin e shpërthimit të makinës-bombë sot në Kueta

Nga sulmi me një makinë-bombë kundër zyrës së shefit të policisë rajonale në pjesën jugperëndimore të Pakistanit, janë vrarë 11 veetë dhe plagosur 20 të tjerë, thanë zyrtarët.

Eksplodimi i sotëm në Kueta, kryeqytet i provincës Baluçistan, është dëgjuar në gjithë qytetin, ndërsa janë dëmtuar rëndë ndërtesat e afërta, ka thënë zhëdhënësi i policisë, Shahzada Farhat.

Udhëheqës të një spitali thanë se disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike shëndetësore, ndërsa katër prej të vrarëve ishin policë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por zyrtarët provincialë e kanë fajësuar Indinë për shpërthim, duke mos dhënë ndonjë provë.

XS
SM
MD
LG