Ndërlidhjet

Rusi: Raketat kundër IS-it në Siri janë lansuar nga Mesdheu


Pamje e raketës speciale ruse të tipit Kalibr

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se i ka sulmuar pozicionet e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në Siri, me raketa speciale të lansuara nga Deti Mesdhe.

Në deklaratën e sotme të kësaj ministrie theksohet se janë hedhur gjashtë raketa të tipit Kalibr, kundër qendrave komanduese të Shtetit Islamik dhe depove të municionit në Akirbat në provincën Hama në Siri.

Pastaj, aeroplanët luftarakë rusë kanë ndërmarrë sulme me të cilat “janë shkatërruar luftëtarët e mbetur të IS-it dhe kapacitetet e tyre”.

Në këtë kumtesë nuk thuhet se kur janë bërë këto sulme.

Moska, edhe më herët, ka hedhur raketa nga Mesdheu kundër pozicioneve të militantëve në Siri.

Rusia, mbështetësi kryesor i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, tash e dy vjet ndërmerr sulme ajrore në Siri.

XS
SM
MD
LG