Ndërlidhjet

Mitrovicë: Ngritet aktakuzë për krime luftë


Pallati i Drejtësisë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë për krime lufte kundër të pandehurit, Z.V.[ nga komuniteti serb].

Aktakuza ëshët ngritur pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër personit Z.V. në drejtim të veprave penale të cilat ndërlidhën me krime lufte kundër popullsisë civile.

Sipas aktakuzës, thuhet në komunikatën e lëshuar për medias, i pandehuri gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, në vitin 1999, në afërsi të varrezave në Vushtrri, në bashkëkryerje me personat (n.n.), në cilësinë e rezervistit të policisë, të veshur me uniforma të policisë serbe dhe të armatosur, kanë vepruar në kundërshtim me normat e së Drejtës Ndërkombëtarë nё fuqi gjatë konfliktit në Kosovë.

Në komunikatë thuhet se të njëjtit akuzohen për vrasje, plaçkitje dhe djegie të shtëpive.

"Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me një prokuror të misionit EULEX, të cilët i kanë propozuar gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit", thuhet në komunikatën e Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

XS
SM
MD
LG