Ndërlidhjet

Në Londër 800 familje evakuohen për shkaqe sigurie


Ilustrim

Këshilli lokal i Londrës ka vendosur të evakuojë rreth 800 familje nga ndërtesat që i ka në pronësi, për shkaqe sigurie. Ky vendim vjen pas zjarrit të madh që vrau 79 persona në kullën Grenfell të Londrës.

Njoftimi erdhi pas shqetësimeve në rritje të banorëve të shumë blloqeve të banesave në Britani.

Këshilli i Camdenit është i pari që merr një hap kaq të madh, pas zjarrit që ndodhi javë më parë.

Udhëheqja e Këshillit, Georgia Gould, ka thënë se vendimi është marrë për pesë blloqe banesash në pjesën veriore të Londrës, me arysetimin se pas përfundimit të inspektimit është konkluduar se nuk mund të garantohet siguria e banorëve në ato ndërtesa.

Kryeministrja britanike, Theresa May, përmes Twitterit, u ka thënë personave që janë evakuuar se do të bisedojë me autoritetet përkatëse për t’ju ofruar ndihmë.

Renovimet e blloqeve të ndërtesave pritet të përfundojnë brenda katër javëve.

“Zjarri në kullën Grenfell ka ndryshuar çdo gjë. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur sigurinë e banorëvë tanë”, ka thënë ndër të tjera Gould.

XS
SM
MD
LG