Ndërlidhjet

SHBA: Shitja e dronëve në Indi nuk është kërcënim për Pakistanin


Ilustrim
Ilustrim

Administrata e presidentit Trump nuk beson se shitja e dronëve të teknologjisë së lartë në Indi paraqet një kërcënim për Pakistanin, ka njoftuar një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, ky zyrtar ka thënë se vendimi për shitjen e këtyre pajisjeve është marrë duke pasur parasysh marrëdhëniet e tensionuara midis Islamabadit dhe Nju Delhit, veçanërisht në rajonin e kontestuar të Kashmirit, ku ka lëvizje sporadike të dhunës.

Këto deklarata janë bërë përpara vizitës së parë të kryeministrit indian, Narendra Modi me presidentin e SHBA-vë, Donald Trump më 26 qershor.

"Ne duam të shmangim situatat tensionuese" midis Indisë dhe Pakistanit. Këto dy vende duhet të angazhohen në bisedime të drejtpërdrejta dhe të kërkojnë normalizimin e marrëdhënieve, ka thënë zyrtari, i cili është deklaruar në kushte anonimiteti.

Kompania amerikane General Atomics Aeronautical Systems, që prodhon këto pajisje, ka thënë se qeveria tashmë ka miratuar shitjen e 22 dronëve të paarmatosur me vlerë 2 miliardë dollarë në Indi.

Flota indiane dëshiron që me këta dronë të mbajë në kontroll Oqeanin Indian, ku është në rritje prania e Kinës në det.

Kjo do të ishte shitja e parë e dronëve të tillë në një vend që nuk është anëtar i NATO-s.

XS
SM
MD
LG