Ndërlidhjet

Kinë: 24 persona të vdekur nga shembja e dheut


Pamje nga rrëshqitja e dheut në provincën  Sichuan të Kinës
Pamje nga rrëshqitja e dheut në provincën Sichuan të Kinës

Ekipet e shpëtimit në Kinë kanë vazhduar kërkimet në ditën e dytë për më shumë se 100 persona të cilët supozohet të kenë mbetur nën rrënoja, pas një rrëshqitjeje masive të dheut në provincën Sichuan.

Rreth 40 shtëpi të fshatit Xinmo, u përfshin nga shembja e cila bllokoi edhe dy kilometra të lumit.

Sipas departamentit të propagandës në Xinmo, gjatë ditës së sotme janë gjetur edhe nëntë trupa të tjerë, duke e rritur numrin e trupave të vdekur në 24, derisa 109 persona janë ende të pagjetur.

“Nuk kemi arritur të nxjerrin askënd të gjallë”, ka thënë Wu Youheng, banor i një fshati të afërm i cili ka ndihmuar ekipet e shpëtimit.

Sipas autoriteteve, shiu i rrëmbyeshëm e ka shkaktuar fatkeqësinë, duke njoftuar se reshje të reja priten në ditët në vijim.

Rrëshqitjet e dheut janë një rrezik i shpeshtë në pjesët rurale dhe malore të Kinës, veçanërisht në kohën e shirave të dendur.

Të paktën 12 persona janë vrarë në janar, pas një rrëshqitje të dheut, në një hotel në qendër të provincës Hubei.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG