Ndërlidhjet

Kryeministri indian Modi do të takojë presidentin Trump


Kryeministri indian Narendra Modi

Kryeministri indian, Narendra Modi po udhëton në SHBA, për t’u takuar me presidentin amerikan, Donald Trump dhe liderët e Kongresit të SHBA-së.

Gjatë këtyre takimeve synohet lehtësimi i pengesave për tregti dhe investime në tregun indian.

Ligjvënësit republikanë dhe demokratë, me anë të një letre, i kanë kërkuar presidentit Trump të bëjë presion ndaj udhëheqësit indian për hapjen e tregut indian.

"Shumë sektore të ekonomisë indiane mbeten shumë të mbrojtura dhe India vazhdon të jetë një vend i vështirë për kompanitë amerikane në të bërit biznes", kanë shtuar më tutje ligjvënësit.

"Nëse ka ndonjë gjë që duam nga takimet, është krijimi i frymës së bashkëpunimit ", ka thënë një zyrtar i lartë indian.

Tensionet midis Trump dhe Modi janë ngritur kohët e fundit pasi udhëheqësi indian pati deklaruar se në SHBA “po shtohen qëndrimet proteksioniste”.

Nju Delhi gjithashtu ka shprehur shqetësime lidhur me ndryshimet e propozuara për një lloj të vizave që përdorin mijëra inxhinierë indianë për të punuar në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG