Ndërlidhjet

Shefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane arriti në Kabul


Joseph Dunford

Shefi i Shtatmadhorisë së Shteteve të Bashkuara, Joseph Dunford, ka arritur në Kabul të Afganistanit, në një viztitë të paparalajmëruar, derisa Uashingtoni e shqyrton mundësinë e dërgimit të më tepër ushtarëve në këtë vend.

Gjatë vizitës së tij disaditëshe, gjenerali Dunford takohet me zyrtarët e lartë afganë, me komandantët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara dhe të koalicionit dhe me ushtarët që shërbejnë atje.

Trupat ndërkombëtare e kanë përfunduar misionin e tyre luftarak në Afganistan, në dhjetor të vitit 2014, por tërheqja e ushtarëve të jashtëm e ka përkeqësuar situatën e sigurisë në këtë vend.

Mediat amerikane kanë raportuar se sekretari i mbrojtjes, Jim Mattis, tash planifikon të rekomandoj dërgimin deri në 5 mijë ushtarë me qëllim që të ndihmohen forcat qeveritare afgane në luftën e tyre kundër talibanëve.

XS
SM
MD
LG