Ndërlidhjet

Mattis: Putin po krijon probleme ndërkombëtare


Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Jim Mattis

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Jim Mattis e ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për krijim të problemeve ndërkombëtare.

Këto komente ai i bëri gjatë një fjalimi për të shënuar përvjetorin e 70-të, të Planit të Marshallit për rindërtimin e Evropës pas Luftës së dytë Botërore.

Mattis ka shtuar se “lideri rus nuk do të mund të ndryshojë fatin e këtyre vendeve me krijimin e problemeve përtej kufinjëve rusë”.

Mattis e mbajti këtë fjalim në Qendrën Europiane për Studime të Sigurisë, George C. Marshall, në Gjermani.

Mattis ka shtuar se Rusia ka vendosur të sfidojë “sigurinë dhe paqen”, duke dërguar në nivelin më të ulët marrëdhëniet me mes të Moskës dhe Perëndimit, prej përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Ai këto deklarata i bëri si shkak i ankesimit të Krimesë nga Rusia, dhe mbështetjes që Rusia po i bën, separatistëve në lindje të Ukrainës.

Si problem tjetër u konsiderua edhe supozimi për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG