Ndërlidhjet

Raka: Rrethohen militantët e Shtetit Islamik


Militantët e Shtetit Islamik të rrethuar nga Forcat Demokratike të Sirisë, që mbështeten nga SHBA-ja
Militantët e Shtetit Islamik të rrethuar nga Forcat Demokratike të Sirisë, që mbështeten nga SHBA-ja

Disa zyrtarë ushtarakë kanë njoftuar se forcat e mbështetura nga SHBA-ja në Siri, kanë rrethuar qytetin Raka, të cilin militantët e Shtetit Islamik e kanë vetëshpallur si kryeqytetin e tyre.

Forcat Demokratike të Sirisë, të mbështetura nga SHBA-ja, “ kanë rrethuar nga të gjitha anët militantët e Shtetit Islamik brenda qytetit Raka”, ka njoftuar Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut.

Fitorja kundër militantëve të grupit Shteti Islamik vjen pas njoftimit, se forcat irakiane kanë marrë kontrollin e një xhamie në Mosul, e cila ka qenë një nga bazat e Shtetit Islamik.

Kryeministri irakian, Haider al-Abadi, ka deklaruar “fundin” e një shteti ekstremist “ të rremë”.

Luftimet për të marrë në kontroll qytetin Raka kanë filluar në nëntor, pasi ky vend kontrollohet nga Shteti Islamik nga viti 2014.

Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Ryan Dillon ka thënë më 29 qershor se forcat e mbështetura nga SHBA-ja kanë larguar militantët e Shtetit Islamik nga dhe rreth qytetit Raka, në një hapësirë prej 7.5 kilometrash katrorë.

“Luftëtarët e Shtetit Islamik, tashmë të braktisur nga grupi i tyre, janë në presion të Forcave Demokratike të Sirisë. Ushtarët e kësaj force tani kontrollojnë të gjitha rrugët hyrëse nga jugu i qytetit Raka.

Zyrtarët kurdë kanë thënë se brenda qytetit Raka janaë rreth 4,000 ushtarë të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG