Ndërlidhjet

Putin zgjat embargon mbi ushqimet nga Perëndimi


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zgjati embargon ruse mbi prodhimet ushqimore nga Perëndimi deri në vitin 2018.

Embargoja është përgjigje ndaj sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë dhe mbështetjes së saj për separatistët në lindje të Ukrainës.

Dekreti i Putinit thotë se embargoja mbi prodhimet perëndimore është zgjatur deri më 31 dhjetor, 2018.

Dekreti vjen dy ditë pasi Bashkimi Evropian ka zgjatur formalisht sanksionet e tij ekonomike kundër Rusisë.

Dy blloqet i zgjasin sanksionet njëra-tjetrës qysh në vitin 2014, kur edhe Rusia ka aneksuar Krimenë.

Putin ka thënë më herët se Moska do ta heqë embargon kur Perëndimi t'i heqë sanksionet.

XS
SM
MD
LG