Ndërlidhjet

Kina: Paraqitja e luftanijes amerikane është “provokim serioz”


Pamje e një luftanijeje amerikane në Detin Jugor Kinez në maj të këtij viti
Pamje e një luftanijeje amerikane në Detin Jugor Kinez në maj të këtij viti

Kina e ka dënuar paraqitjen e një luftanijeje amerikane në ishullin e kontestuar në Detin Jugor Kinez, duke e vlerësuar si “provokim serioz”.

Luftanija amerikane, USS Stethem, dje ka hyrë brenda 12 milave të ishullit Triton, pjesë e një ishulli në Detin Jugor Kinez, ka thënë një zyrtar i Departamentit amerikan të shtetit.

Për këtë ishull pretendime kanë Kina, Tajvani dhe Vietnami.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se me lundrimin në 12 mile detare brenda ishullit, që është “liri e operacionit të navigacionit”, Shtetet e Bashkuara kanë demonstruar se nuk i njohin pretendimet territoriale ndaj ishullit.

Largësia prej 12 milave detare paraqet një kufi territorial të njohur ndërkombëtarisht.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Kinës, Lu Kand, tha se me “operacionin amerikan është shkelur sovraniteti i Kinës, është çrregulluar paqja, siguria dhe rendi i ujërave relevante dhe është rrezikuar personeli dhe kapacitetet në ishujt kinezë, dhe këto paraqesin provokim serioz politik dhe ushtarak”, dhe ka shtuar se “Kina do të ndërmerr të gjithë hapat e domosdoshëm për ta mbrijtur sovranitetin dhe sigurinë kombëtare”.

XS
SM
MD
LG