Ndërlidhjet

SHBA: AP kërkon refuzimin e padisë për shpifje nga ana e pasanikut rus


Oleg Deripaska
Oleg Deripaska

Agjencia Associated Press ka raportuar mbrëmë se ka kërkuar nga një gjyqtar në Uashington që ta refuzoj padinë për shpifje të pasanikut rus, Oleg Deripaska, që ka lidhje me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Manjati i aluminit, Oleg Deripaska, në muajin maj e ka paditur agjncinë AP për shkak të një raporti në mars të këtij viti, në të cilin janë zbuluar lidhjet e tij të dikurshme me ish-kryesuesin e fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump.

Deripaska tha se artikulli nuk ishte i sakt.

Në këtë padi, zoti Deripaska thotë se raporti i AP-së “krijonte përshtypje se lidhjet private dhe tregtare të tij ishin, dhe ende mund të jenë, thellësisht të gërshetuara me fushatën kundërthënëse të Trumpit”.

Por, AP-ja tha se “raporti e bën të qartë se marrëdhëniet e Deripaskës me Manafortin kishin përfunduar disa vite më parë”.

XS
SM
MD
LG