Ndërlidhjet

Ohër: Prej 18 qershorit më se 1 mijë dridhje të tokës


Pamje e sizmografit për rajonin e Ohrit mtë datës 26 qershor

Në rajonin e Ohrit në Maqedoni prej 18 qershorit e deri sot, janë regjistruar më se 1 mijë tërmete.

Shumica e tyre ishte me intensitet të dobët, ndërsa më i fuqishmi ishte tërmeti i djeshëm në orën 13:18 me intensitet 5 shkallë. Kjo dridhje ka shkaktuar shqetësim të banorëve dhe turstëve në Ohër dhe është paraqitur edhe një dëm i vogël material.

Drejtori i Institutit për inxhinierinë e tërmetit dhe inxhinierinë sizmike, Mihail Garevski, konsideron se nuk duhet të pritet tërmet më i fuqishëm në rajonin e Ohrit, por megjithatë thekson se kjo nuk mund të parashikohet, raporton programi për Maqedoninë i Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG