Ndërlidhjet

Parlamentin Evropian miraton ndihmën financiare për Moldavinë


Kryeministri i Moldavisë, Pavel Filip

Parlamenti Evropian ka votuar që Bashkimi Evropian t’i jap Moldavisë ndihmë financiare prej 100 milionë eurosh.

Ndihma përbëhet nga 60 milionë euro hua dhe një grant prej 40 milionë eurosh.

Kjo ndihmë vjen si përgjigje e BE-së për të përmbushur nevojat financiare të Moldavisë në periudhë afatshkurtë.

Ndihma financiare ishtë shtyrë gjatë muajit maj pasi disa grupe brenda Parlamentit Evropian ngritën shqetësimet e tyre për gjendjen e mediave në Moldavi, rregullin ligjor dhe ndryshimet e fundit për ligin zgjedhor.

Gjatë muajit qershor është arritur një kompromis në mes të Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare të BE-së, sipas të cilit Moldavia duhet me domosdo të respektojë normat demoratike, duke përfshirë edhe një sistem parlamentar shumë partiak.

Kjo ndihmë garanton nga ana e Moldavisë që të respektojë të drejtat e njeriut.

Komisioni Evropian ka të drejtë që të anulojë pagesat në rast se Moldavia nuk i respekton kushtet e kësaj ndihme.

XS
SM
MD
LG