Ndërlidhjet

Volkswagen kthehet në tregun iranian


Ilustrim

Volkswagen ka bërë të ditur se do të rikthehet në tregun iranian pas 17 vitesh.

Kompania gjermane e automjeteve ka thënë se do të fillojë shitjen e veturave në Iran gjatë muajit të ardhshëm pas nënshkrimit të kontratës me importuesin lokal, Mammut Khodro.

Sipas marrëveshjes, kompania do të shesë disa tipa veturash që kanë qenë më të kërkuarat në rajonin e Tehranit.

“Me kthimin në Iran, brendi Volkswagn është duke plotësuar një tjetër pikë të zbrazët në tregun botëror të automobilave”, ka thënë menaxheri i kompanisë për Iranin, Sundt Jensen.

Volkswagen është lider në tregun evropian me llojet e veturave si VW, Porsche, Skoda dhe Seat.

Brendi ishte larguar nga tregu iranian gjatë vitit 2000, pas rritjes së sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit.

Prodhuesit francezë të veturave, Renault dhe PSA, po ashtu kanë njoftuar se kanë bërë plane për kthim në tregun iranian, pas heqjes së sanksioneve ekonomike.

Në janar të vitit 2016 janë hequr sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit, të cilat ishin vënë për programin e saj bërthamor.

XS
SM
MD
LG