Ndërlidhjet

Hiqet ndalesa e laptopëve për fluturimet nga Turqia në SHBA


Ilustrim

Agjencia e lajmeve turke Dogan ka njoftuar se është hequr ndalimi për pajisjet elektronike siç janë laptopët, gjatë fluturimeve në mes të Turqisë dhe SHBA-së.

Kjo agjenci ka njoftuar se pasagjerët e linjës Turkish Airlines kanë udhëtuar me pajisje të tilla elektronike nga aeroporti i Stambollit në atë të Nju Jorkut.

Ndalimi i pajisjeve elektronike është hequr po ashtu edhe për fluturimet nga aeroporti i Abu Dabit në Emiratet e Bashkuara.

Ky ndalim ishtë vendosur nga administrata e presidentit Trump në mars të këtij viti.

Ndalimi vlen ende për disa shtete të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.

Në këto vende përfshihen, Jordania, Egjipti, Arabia Saudite, Maroku dhe Katari.

Gjatë muajit maj presidenti Trump i prezantoi Kremlinit informacion të klasifikuar të intelegjencës, i cili njoftonte se militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik, kanë planifikuar përdorimin e laptopëve gjatë sulmeve të tyre terroriste, duke shënjestruar zyrtarët rusë gjatë udhëtimit të tyre në SHBA.

XS
SM
MD
LG