Ndërlidhjet

Afganistan: Gjashtë persona vdesin nga bomba rrugore


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët afganë kanë thënë se gjashtë civilë janë vrarë nga një bombë rrugore në perëndim të provincës Farah.

Zëdhënësi i qeverisë për provincën e Farahut, Mohammad Naser Mehri, ka thënë se bomba ka shpërthyer në disktriktin Shiba Koh, derisa viktimat ishin duke udhëtuar me furgon.

Mehri ka njoftuar se disa nga viktimat kanë qenë fëmijë.

Ai po ashtu ka thënë se gjashtë persona të tjerë janë lënduar nga shpërthimi.

Bombat e krijuara në kushte shtëpiake dhe minat, janë faktori i dytë dominant i viktimave të civilëve në Afganistan.

Gjatë vitit 2016, këto bomba kanë vrarë dhe kanë lënduar të paktën 2,156 burra, gra dhe fëmijë në Afganistan.

XS
SM
MD
LG