Ish ambasadori i SHBA-së në NATO, Kurt Volker, është emëruar i dërguari special i SHBA-së për të necioguar rreth konfliktit në Ukrainë, kanë konfirmuar dy zyrtarë të Departamentit të Shtetit në SHBA.
Sipas raportimeve Volker “do të kordinojë të gjitha përpjekjet e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, për të sjellur një rezolutë rreth konfliktit i cili nisi pasi Rusia aneksoi paligjshëm Krimenë.
I dërguari special Volker, do të shtyjë përpara mundësitë për zgjedhje të konfliktit, i cili nuk duket se do të përfundojë.
Konflikti ka katër vite prej kur ka nisur.
Më shumë se 10,000 persona janë vrarë dhe afër 2 milionë të tjerë janë shpërngulur nga vendbanimet e tyre pas luftimeve në mes të forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë.
Volker do të përballet me ndihmësin e lartë të Putinit, Vladislav Surkov.
Volker pritet t’i bashkohet sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson, gjatë një vizite në Kiev më 9 korrik.
Tillerson do të takohet me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko dhe disa aktivistë të shoqërisë civile.