Ndërlidhjet

Sulmet e koalicionit në Siri dhe Irak "vranë mbi 600 civilë"


Mosul

Pentagoni bëri të ditur se sulmet e koalicionit ndërkombëtar, që udhëheq SHBA-ja në Siri dhe Irak, kanë vrarë 603 civilë, prejse ka nisur fushata ajrore kundër grupit militant Shteti Islamik, në vitin 2014.

Raporti i Pentagonit, i lëshuar të premten, thotë se gati gjysma e këtyre civilëve janë vrarë në ose përreth qytetit Mosul të Irakut.

Vlerësimi i Pentagonit për vdekjet e civilëve në periudhën gusht 2014 - maj 2017 është shumë më i ulët se shifrat që kanë dhënë grupet monitoruese.

Grupi Airwars ka thënë se së paku 4,354 civilë janë vrarë nga sulmet e koalicionit në të njëjtën periudhë kohore.

XS
SM
MD
LG