Ndërlidhjet

OKB: Ndalohet armatimi bërthamor; bojkot i fuqive atomike


Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork
Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Marrëveshja e parë deri tash, me të cilën ndalohet armatimi atomik, është miratuar mbrëmë nga 122 shtete, megjithë bojkotin e të gjitha fuqive bërthamore.

Votimi është shpallur nga presidentja e konferencës së Kombeve të Bashkuara, Elayne Whyte Gomez, që ka zhvilluar negociata për këtë marrëveshje. Shpallja e votimit është ndjekur me duartrokitje.

“Ne ia dolëm t’i mbjellim farat e para të botës së lirë nga armatimi atomik”, tha zonja Gomez, dhe ka shtuar se “bota ka pritur 70 vjet për këtë normë juridike”, prej se bombat atomike ishin hedhur në Hiroshimë dhe Nagasaki.

Por, asnjëra prej nëntë vendeve me armatim atomik, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania, Kina, Franca, India, Pakistani, Koreja Veriore dhe Izraeli, nuk e kanë mbështetur këtë marrrveshje.

Në një deklaratë të përbashkët, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës në Kombet e Bashkuara, thanë se marrëveshje “qartazi nuk i merr parasysh realitetet në ambientin ndërkombëtar të sigurisë”.

XS
SM
MD
LG