Ndërlidhjet

Ushtria irakiane thotë se është para triumfit në Mosul


Pjesëtarët e forcave të sigurisë së Irakut festojnë pasi kanë depërtuar në Qytetin e Vjetër të Mosulit

Komandantët ushtarakë irakianë thanë sot se në çdo moment mund ta marrin kontrollin ndaj Mosulit, i cili aktualisht është i okupuar nga grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), derisa militantët e tij kanë shprehur përkushtim “për të luftuar deri në vdekje” në këtë qytet.

Më herët gjatë ditës, një zëdhënës ushtarak irakian tha se forcat qeveritare të Irakut, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, e kanë marrë kontrollin nndaj Qytetit të Vjetër të Mosulit, që ishte hapësira e fundit nën kontroll të militantëve të IS-it në qytet, i cili ishte bazë e fuqishme e këtij grupi ekstremist në Irak.

Televizioni shtetëror irakian, po ashtu, ka raportuar se forcat qeveritare pritet që ta marrin kontrollin e plotë në Mosul, të cilin ekstremistë e kishin okupuar në vitin 2014, së bashku me territore të tjera të gjëra në Irak dhe Siri.

“Është çështje e orëve” kur do të merret Mosuli, ka raportuar Televizioni shtetëror irakian.

XS
SM
MD
LG