Ndërlidhjet

SHBA: Miliona dollarë ndihma për katër shtete


Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një ndihmë prej 630 milionë dollarësh për Jemenin, Somalinë, Sudanin Jugor dhe Nigerinë.

Kjo shpallje u bë dje derisa presidenti amerikan, Donald Trump, mori pjesë në samitin G20 në Hamburg të Gjermanisë.

Derisa Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh botëror humanitar, propozimi i zotit Trump për shkurtimin e ndihmës së jashtme për më tepër se 30%, ka shkaktuar shqetësim të gjërë.

Ndihma totale humanitare amerikane për këto katër vende, ku Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më tepër se 30 milionë njerëzve urgjentisht u duhet ushqimi, tash është më tepër se 1.8 miliardë dollarë këtë vit fiskal, ka njoftuar Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Dhjetëra milionë njerëz në Jemen, Somali, Sudanin Jugor dhe Nigeri, ballafaqohen me uri për shkak të konflikteve të atjeshme. 

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG