Ndërlidhjet

Tillerson për të parën herë zyrtarisht e viziton Ukrainën


Petro Poroshenko dhe Rex Tillerson gjatë takimit të tyre më 20 qershor në Uashington
Petro Poroshenko dhe Rex Tillerson gjatë takimit të tyre më 20 qershor në Uashington

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, sot pritet të arrijë në Kiev të Ukrainës, për të biseduar me presidentin e këtij vendi, Petro Poroshenko.

Kjo është vizita e parë zyrtare e zotit Tillerson në Ukrainë.

Ky udhëtim i planifikuar po bëhet një ditë pas përfundimit të samitit të grupit G20 në Hamburg të Gjermanisë, ku Tillerson mori pjesë në takimin e parë ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin.

Derisa presidenti Trump vlerësoi se ky takim ishte “i jashtëzakonshëm” dhe është shprehur në favor të lidhjeve më të mira me Moskën, administrata e tij i ka mbajtur sanksionet kundër Rusisë për shkak të anaksimit të Krimesë së Ukrainës në vitin 2014 dhe mbështetjes së separatistëve në pjesën lindore të Ukrainës.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert, më herët ka thënë se gjatë qëndrimit në Kiev, zoti Tillerson do ta “riafirmoj përkushtimin e Uashingtonit për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës” dhe do ta inkurajoj Kievin për vazhdimin e implementimit të reformave për forcimin e “ripërtritjes ekonomike, politike dhe ushtarake”.

XS
SM
MD
LG