Ndërlidhjet

Tillerson: Ukraina të bëhet vend atraktiv për investitorët


Petro Poroshenko dhe Rex Tillerson (djathtas) duke u përshëndetur gjatë takimit të sotëm në Kiev

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka arritur sot në Kiev të Ukrainës, për takime me presidentin e këtij vendi, Petro Poroshenko, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

Kjo është vizita e tij e parë në Ukrainë prej se është në postin e sekretarit amerikan të shtetit.

“Ukraina ka kaluar rrugë të gjatë”, tha Tillerson me të arritur në Kiev dhe ka shtuar se “por ende duhet të bëjë më tepër”.

Në këtë kuadër ai theksoi se “e gjithë kjo është për ta siguruar të ardhmen e Ukrainës, duke e bërë atë vend atraktiv për investitorë, dhe për të qenë atraktiv për fqinjët evropianë”.

Në vizitën e tij në Ukrainë, zoti Tillerson shoqërohet nga Kurt Volker, ish-ambasador amerikan në NATO, i cili është emëruar si i dërguar special për negociata për implementimin e Marrëveshjeve të Minskut, lidhur me konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës.

Presidenti Poroshenko e ka përshëndetur emërimin e zotit Volker duke e cilësuar si “të rëndësishëm dhe lëvizje në kohë të duhur në interes të përfundimit të agresionit rus dhe ripërtritjen e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë”.

XS
SM
MD
LG