Ndërlidhjet

Policia ruse rrit presionin ndaj protestuesve opozitarë


Të rinjtë në sheshin Pushkin në Moskë, duke protestuar kundër korrupsionit më 26 mars 2017
Të rinjtë në sheshin Pushkin në Moskë, duke protestuar kundër korrupsionit më 26 mars 2017

Policia ruse ka krijuar një pyetësor special për të rinjtë që kanë qenë pjesë e protestave kundër korrupsionit, të organizuara nga politikani opozitar, Aleksei Navalny, në mars, është njoftuar duke u bazuar në një raport të agjencisë së informacionit RBK.

Agjencia ka intervistuar disa të rinj nga Moska, të cilët kanë thënë, se ata dhe prindërit e tyre janë detyruar të plotësojnë një pyetësor me 60 pyetje, lidhur me anëtarët e familjes, qëndrimet politike, situatën financiare, dhe se si janë informuar për protestat e Navalnyt.

Nuk është bërë e ditur nëse pyetësori u është shpërndarë të rinjëve edhe në qytete të tjera.

Prezenca e madhe e të rinjëve në protestat kundër korrupsionit në afër 100 vendbanime rreth Rusisë, ka tërhequr vëmendjen e Kremlinit.

Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dimitry Peskov pati thënë një ditë pas protestave se të rinjëve u janë premtuar “shpërblime” nëse marrin pjesë në protesta.

Qindra mijëra persona kanë qenë pjesëmarrës në protesat e 26 marsit, kundër korrupsionit.

XS
SM
MD
LG