Ndërlidhjet

Vendet e Kuintit: Deputetët janë ata që e zgjedhin Qeverinë


Ilustrim
Ilustrim

Vendet e Kuintit, përmes ambasadorëve të tyre në Prishtinë, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në lidhje me procesin aktual të formimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Në deklaratën e ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë thuhet se

qytetarët e Kosovës janë ata që zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

“Vetëm këta përfaqësues janë përgjegjës për krijimin e një Qeverie të re në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Ne do të punojmë me çdo Qeveri të formuar ligjërisht dhe që respekton përkushtimet e Kosovës, Agjendën Evropiane për Reformë, dhe perspektivën më të gjerë Evropiane të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

“Ne nxisim partitë që e formojnë qeverinë e ardhshme që të kenë si prioritete sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në gjitha pjesët e Kosovës, në mënyrë që të tërhiqen investimet aq shumë të nevojshme për krijimin e vendeve të punës dhe për rritje të qëndrueshme ekonomike”, vijon deklarata.

Po ashtu, vendet e Kuintit inkurajojnë Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës që të procedojnë sa më shpejtë që është e mundshme, ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, dhe që të angazhohen seriozisht në dialogun me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet mes dy shteteve.

XS
SM
MD
LG