Ndërlidhjet

Blogeri ukrainas i REL-it "po mbahet nga separatistët pro-rusë"


Stanislav Vasin (Aseyev)
Stanislav Vasin (Aseyev)

Një ish-ligjvënës i Ukrainës tha se separatistët pro-rusë në lindje të rajonit Donjeck kanë konfirmuar se janë duke mbajtur një bloger, i cili kontribuon për Radion Evropa e Lirë.

Yehor Firsov shkroi në Facebook se nëna e blogerit Stanislav Aseyev është lejuar ta vizitojë atë në paraburgimin separatist.

Firsov tha se separatistët e kanë akuzuar Aseyevin për spiunim dhe e kanë kërcënuar me 14 vjet burgim.

Aseyev, i cili shkruan nën emrin Stanislav Vasin dhe kontribuon për Shërbimin e Ukrainës së Radios Evropa e Lirë, është zhdukur në Donjeck më 2 qershor.

Separatistët, të cilët kontrollojnë pjesë të Donjeckut, kanë mohuar vazhdimisht se kanë informacione për Aseyevin.

Kryeredaktori i Radios Evropa e Lirë, Nenad Pejiq, ka thënë më herët se ndalimi i Aseyevit, nëse është i vërtetë, është "thellësisht alarmues dhe i paligjshëm" dhe ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

XS
SM
MD
LG