Ndërlidhjet

Mbi 1,600 civilë të vrarë për gjashtë muaj në Afganistan


Afganistan
Afganistan

Kombet e Bashkuara u bënë thirrje grupeve kryengritëse në Afganistan që të ndalojnë sulmet kundër civilëve.

Mbi 5,000 civilë afganë janë vrarë ose plagosur në gjashtë muajt e parë të vitit 2017.

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara, në një deklaratë të lëshuar të hënën, thanë se së paku 1,662 civilë janë vrarë dhe 3,581 janë plagosur në luftën në Afganistan, në gjysmën e parë të vitit.

Shifrat janë afërsisht të ngjashme me priudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

"Kostoja njerëzore e kësaj lufte të shëmtuar në Afganistan është shumë e lartë", tha Tadamichi Yamamoto, udhëheqës i Misionit Ndihmës të OKB-së në Afganistan.

XS
SM
MD
LG